Lojërat

Nintendo prezanton përditësimet e reja për lojën Super Smash Bros

Jul 17 2014
0 Shpërndarje
Nintendo prezanton përditësimet e reja për lojën Super Smash Bros

Siç u premtua, kompania Nintendo, prezantoi përditësimin më të ri që do ti bëhet lojës Super Smash Bros për platformën Wii U. Kësaj loje do t`i shtohen personazhet e rinj që janë Lucina dhe Robin (në versionin femër dhe mashkull) për shkak se kërkesat e përdoruesve mbi këto personazhe ishin të larta.

Krahas Lucinës dhe Robin do të shtohet edhe personazhi i tretë, i cili është Kapiteni Falkua. Të tre personazhet duken qartë në videon që ka hedhur Nintendo në internet. Krahas videove Nintendo nxori edhe foto të personazheve. (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>