Lojërat

Nintendo po modernizon strategjinë online

Nov 4 2014
0 Shpërndarje
Nintendo po modernizon strategjinë online

Japonezi i video-lojërave ka shpenzuar shumë vite duke luajtur rolin e konkurrentit para Microsoft dhe Sony-t, por mund të themi se kjo gjë i ka bërë mirë pasi Nintendo ka ardhur çdo ditë e më shumë duke modernizuar dhe përmirësuar produktet që sjell në treg.

Nintendo deklaroi se më në fund ka pranuar dhe po implementon disa nga kërkesat që lojtarët kanë pasur prej vitesh. Me Super Smash Bros, kompania u ka dhënë konsumatorëve aftësinë për të porositur lojërat dhe për ti shkarkuar ato para se të lançohen zyrtarisht. Gjithashtu ajo ka krijuar një sistem i cili bën automatikisht shkarkimin e lojërave përmes Nintendo në konsolen e përdoruesit. Ky opsion do të vijë së shpejti në Amazon.com.

Por ka akoma disa disavantazhe në strategjinë e shitjeve të Nintendo që i lënë klientët të pakënaqur. Aksesimi në lojërat e Nintendo eShop është i mundur vetëm në disa konsola specifike. Së fundmi në faqen e saj online, Nintendo ka shtuar një buton të ri ‘how to purchase & download’ i cili paraqet një video që ju udhëzon se si të blini diçka në eShop të Nintendo.

Ndërkohë që shumica e lojtarëve priren të blejnë lojërat në mënyrë dixhitale, do të vijë gjithashtu dhe një hapësirë memorie në konsolë. Aktualisht Wii U ka 32GB memorie, do jetë diçka e mirë sikur Nintendo ta përmirësonte këtë shifër në 64GB. (GameWorld Albanian)

Tags >

nintendo
Lajmet e fundit>