Lojërat

Nintendo nis versionin e ardhshëm të Mario-s, por nuk tregon se a është për Wii U apo 3DS

Apr 14 2014
0 Shpërndarje
Nintendo nis versionin e ardhshëm të Mario-s, por nuk tregon se a është për Wii U apo 3DS

Nintendo ka filluar të punojë në versionin e ardhshëm në seritë e Mario-s, por kompania nuk tregon nëse kjo lojë e re do të jetë për Wii U ose 3DS. Duke folur me Edge, prodhuesi Yoshiaki Koizumi tha: “Është ende një sekret! Unë mund të ju tregoj që ne tashmë kemi filluar t’i qasemi sfidës sonë të ardhshme.” Po ashtu në intervistë, Koizumi tha që skuadra e dizajnit e Nintendo-s vazhdon të gjejë rrugë të reja për të sjell inovacione në zhanrin e platformës. “Ka ende shumë hapësirë për zbulim dhe shpikje dhe ne do të vazhdojmë të propozojmë mekanika të reja dhe ngazëlluese të lojës në të ardhmen,” tha ai.

Nëse kjo lojë e re është një vijim i Super Mario 3D World për Wii U, bashkë-drejtori Kenta Motokura tregoi që grupi i tij “mund të ketë nevojë që të përdorë edhe më mirë GamePad-in”.

Po ashtu në intervistë, Motokura shpjegoi gjenezën e maces nga Super Mario 3D World. “Ne donim që Mario të përdorte jo vetëm tokën, por edhe sipërfaqet e tjera, që na çoi tek ajo ide,” tha ai. “Në pothuajse të njëjtën kohë, ne ishim duke shikuar në ide për rrugë më ngazëlluese për lojtarët për të vrapuar përgjatë shtigjeve.”

“Njëra nga gjërat që ne provuam ishte që të përdornim karaktere që lëviznin përreth në të katër muret. Edhe për që të dy stilet e lëvizjes, karakteret testuese ishin ose një pamje normale e Mario-s ose një version me një ndryshim të vogël në ngjyrë,” shtoi ai. “Duke i vendosur përfundimisht të gjitha këto në një mundësi të re të Mario-s, ne ndjemë që një mace gërvishte të gjitha kutitë… për versionin përfundimtar, ne u përpoqëm që ta bëjmë atë të duket si mace sa më tepër që kishim mundësi, teksa e mbanin atë të dallueshme nga Tanooki Mario.” (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>