Lojërat

Nintendo lëshon lojën e parë DS për konzollën Virtuale të Wii U

Jun 4 2014
0 Shpërndarje
Nintendo lëshon lojën e parë DS për konzollën Virtuale të Wii U

Nintendo ka lëshuar lojën e parë DS në Wii U në Japoni. Brain Age, që është një lojë për ushtrime për ngacmim të trurit që ka shitur mbi 19 milionë kopje në mbarë botën, është në dispozicion për t’u shkarkuar pa pagesë në konsollën Virtuale të Wii U deri më 30 qershor.

Kjo është një lëvizje e befasishme, pasi që presidenti Satoru Iwata lajmëroi në muajin janar që lojërat DS do të vinin në shërbim, por pak gjëra janë dëgjuar që atëherë rreth kësaj nisme. Nintendo lëshoi pakon e parë të titujve Game Boy Advance për konsollën Virtuale gjatë muajit prill.

Brain Age është një titull i pazakonshëm që na tregon se si mund të punojnë lojërat e tjera DS në Wii U. Lëshimi fillestar i kësaj loje ishte duke u përdorur nga përdoruesit si një libër dhe ekrani i ndjeshëm në prekje përdorej për t’u përgjigjur në problemet matematike, enigmat sudoku, e kështu me radhë. Në GamePad-in e Wii U, dy “ekranet” janë radhitur horizontalisht, që është gjë mjaft e përshtatshme.

Por është e vështirë të paramendohet një vendosje e ngjashme për lojërat më tradicionale DS, sepse orientimi i ekranit do të duhej të ndryshohej. Nuk ka fjalë se kur mund të lëshohet kjo lojë, por konferenca E3 e cila është planifikuar të mbahet javën e ardhshme në Los Anxhelos do të ishte një vend i mundshëm ku do të bëhej e ditur kjo gjë. (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>