Lojëra iOS

Nintendo lançon aksesorin Pokemon Go Plus, në shitje javën e ardhshme

Sep 9 2016
0 Shpërndarje
Nintendo lançon aksesorin Pokemon Go Plus, në shitje javën e ardhshme

Nintendo dhe Pokemon do të prezantojnë një aksesor i cili bën të mundur kapjen e Pokemonëve pa qenë nevoja e të shikuarit në telefon. Paisja quhet Pokemon Go Plus edhe është në madhësinë e një ore tradicionale dhe del në shitje që nga data 16 Shtator.

Pokemon Go Plus lidhet me telefonin përmes Bluetooth dhe paralajmëron mbajtësin kurdo që gjendet pranë një Pokemoni. Përdoruesit mund ti kapin pokemonët thjesht duke shtypur butonin.
Pokemon Go Plus do të jetë kompatibël me këto sisteme operative:

  • iOS 8/9
  • iPhone 5/5C/5S/6/6 Plus/6S/6S Plus/7/ 7 Plus
  • Android KitKat 4.4 – 6.0

Gjatë evenimentit të prezantimit të iPhone 7, Nintendo shfrytëzoi rastin për të njoftuar edhe mbërritjen e aplikacionit Pokemon Go në orën inteligjente Apple Watch. (Gameworld Albanian)

Tags >

Pokemon
Lajmet e fundit>