Lajme lojërash

Nintendo ka shkurtuar ndjeshëm prodhimin e parashikuar për vitet 2013 – 2014

Jan 18 2014
0 Shpërndarje
Nintendo ka shkurtuar ndjeshëm prodhimin e parashikuar për vitet 2013 – 2014

Edhe pse gjenerata e re e konsolës së lojërave eci mirë fillimisht, mesa duket shitjet nuk i kanë plotësuar parashikimet dhe pritjet e kompanisë.

Një gjë e tillë është edhe më e qartë tashmë që është bërë publike se japonezët kanë reduktuar numrin e njësive të parashikuara për prodhim në periudhën prill 2013 – mars 2014 nga 9 milionënë 2.8 milionë.

Shenjat e para të gjendjes jo të mirë u shfaqën vitin e kaluar kur Nintendo raportoi se kishte shitur vetëm 3.61 Wii U që prej lançimit të konsolës në nëntor 2012. Madje, kompania uli edhe çmimin por ky hap nuk ndikoi në rritjen e shitjeve, ndoshta për shkak të menaxhimit jo të mirë mbi funksionalitetin e konsolës dhe kontrolluesin e saj.

Nuk ka dyshime që lançimi i dy konsolave popullore në fund të vitit si Sony PlayStation 4 dhe Microsoft Xbox One kanë ndikuar negativisht tek Wii U. Sony shiti 4.2 milionë PS4 vetëm brenda një muaji e gjysëm nga lançimi gjatë vitit 2013, ndërkohë që Microsoft raportoi se kishte shitur mbi 3 milionë Xbox One në 13 shtete të ndryshme në vitin 2013. (GameWorld Albanian)

Tags >

nintendo
Lajmet e fundit>