Lojërat

Nintendo ka ide sekrete për The Legend of Zelda në 3DS

Jul 6 2014
0 Shpërndarje
Nintendo ka ide sekrete për The Legend of Zelda në 3DS

Nintendo ka ide për një lojë të re Legend of Zelda për Nintendo 3DS, ndonëse krijuesi i serive, Shigeru Miyamoto nuk ka treguar ende se çfarë janë ato. Si reagim ndaj një pyetjeje gjatë takimit të 74-të vjetor të aksionarëve, Miyamoto tha që janë “disa tituj nën zhvillim” në seritë e lojërave me aventura që kanë dalë para shumë kohe. Këtu përfshihen Hyrule Warriors, loja e ngjashme aksion me Dynasty Warriors nga Koei Tecmo dhe loja e botës së hapur Zelda për Wii U që doli si premierë në ngjarjen E3 2014.

Miyamoto tha që Nintendo është “gradualisht duke e ndryshuar strukturën e serive The Legend of Zelda” siç ka bërë me The Legend of Zelda: A Link Between Worlds, që është versioni për 3DS nga viti 2013 që ua mundëson lojtarëve që të merren me kështjella kutish në çfarë mënyrë që duan. “Për më tepër, ne kemi ide për Nintendo 3DS të cilat ne ende nuk mund t’i lajmërojmë, kështu që unë shpresoj që ju do t’i shikoni ato.” (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>