Lojërat

Nintendo heq lojën popullore Game Boy Tetris nga dyqani virtual

Jan 3 2015
0 Shpërndarje
Nintendo heq lojën popullore Game Boy Tetris nga dyqani virtual

Versioni origjinal Game Boy i Tetris, të cilin shumë prej nesh e kemi luajtur të paktën një herë në jetë, nuk do të jetë më i disponueshëm në dyqanin aShop 3DS të Nintendo. Lajmi u publikua nga skuadra e Nintendo në Twitter.

Kompania nuk ka dhënë ndonjë arsye për këtë veprim të papritur por analistë të ndryshëm kanë ngritur spekulimet e tyre individuale. Licenca e lojës tashmë zotërohet nga Ubisoft. Kjo do të thotë që Nintendo po ndërpret marrëdhëniet me firmës Ubisoft. Të paktën ky është shpjegimi më i saktë deri tani. Nëqoftëse doni ta keni lojën Game Boy Tetris, bëni mirë ta shkarkoni atë para datës 31.12.2014 pasi në vitin 2015 kjo lojë nuk do të jetë më e disponueshme. (Game World Albanian)

Lajmet e fundit>