Lajme lojërash

Nintendo fiton 1 milionë dollarë nga shitësit e jashtëligjshëm të fishekëve

Jul 10 2013
0 Shpërndarje
Nintendo fiton 1 milionë dollarë nga shitësit e jashtëligjshëm të fishekëve

Një gjykatë në Japoni ka vendosur që tri ndërmarrje që kanë shpërndarë fishekë ilegalë flashë 4$ për Nintendo DS duhet të paguajnë dëmshpërblim për këtë të fundit dhe shumë zhvillues të tjerë pothuajse 1 milionë dollarë.

Nintendo Japan lajmëroi që tre shitës në Tokio të fishekëve piratë R4, Seafor Japan, Mediaforce dhe Magical Company, janë fajtorë për një Veprim për Parandalim të Garës së Padrejtë dhe duhet të paguajnë përafërsisht 945 ,873 dollarë. Nintendo dhe 49 paditës të tjerë e përbëjnë shumicën e publikuesve të mëdhenj në Japoni, duke përfshirë Capcom, Namco Bandai, Konami, Square Enix dhe D3.

Qeveria e Japonisë ka vendosur në nëntorin e vitit 2012 që, pas disa vitesh përpjekje për të bllokuar pajisjet nga shitja, të gjitha pajisjet R4 janë të jashtëligjshme në Japoni. (GameWorld Albanian)

Tags >

nintendo
Lajmet e fundit>