Lojërat

Nintendo arrin shitjen e 2 milionë kopjeve të lojës Mario Kart 8

Jul 1 2014
0 Shpërndarje
Nintendo arrin shitjen e 2 milionë kopjeve të lojës Mario Kart 8

Nga shifrat e fundit të publikuara nga kompania Nintendo rezulton se loja Mario Kart 8 ka arritur të shesë më shumë 2 milionë kopje anembanë botës që nga momenti që ka dalë në treg.

Mario Kart 8 mban rekord shitjesh edhe për platformën e lojërave Wii U duke ndikuar kështu edhe në rritjen e numrit të përdoruesve të kësaj platforme.

Mund të thuhet se numri i përdoruesve të Wii u rrit ndjeshëm që me publikimin e lojës Mario Kart 8. Krahas Kart, Nintendo synon edhe publikimin e lojërave Legend of Zelda dhe Super Smash Bros për mbajtjen lart të interesit të përdoruesve mbi këtë platformë. (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>