Lojërat

Ninja Mark of the Ninja

Oct 8 2012
0 Shpërndarje
Ninja Mark of the Ninja

Mark of the Ninja është një lojë aksion dhe fshehtësi e zhvilluar nga Klei Entertainment dhe e publikuar nga Microsoft Studios. Ajo u njoftua për dalje më 28 shkurt 2012 dhe më vonë u lançua për Xbox 360 nëpërmjet Xbox Live Arcade më 7 shtator 2012.

Një version i Microsoft Windows do të dalë në treg më 16 tetor 2012. Loja ndjek historinë e një ninxha të pa emër në ditët e sotme, dhe karakterizon një temë konflikti ndërmejt ninxhave të lashtë dhe teknologjisë moderne. Ngjarjet e lojës janë të përshkruara në një stil animacioni të Saturday morning cartoon. Loja mori vlerësime kritike nga shikimet.

Një vlerësim ishte rezultati prej 90% nga GameRankings dhe Metacritic, dhe mori katër rezultate perfekte nga media të tjera.

Kritikët e vlerësuan lojën për vizualin dhe muzikën e atmosferës në lojë, një mënyrë loje të fuqishme dhe një zhanër i ri në lojrat fshehtësi.

Mark of the Ninja konsiston në një mënyrë loje të luajturi, fshehtësi, e orjentuar rreth vizualit 2D, ku personazhi duhet të ecë fshehurazi nëpër disa ambjente të ndryshme ndërsa qëndorn larg syve të rojeve dhe të performojë vrasje të qeta.

Duke iu afruar armiqve fshehurazi ai mund të kryejë një vrasje me një gjuajtje, e cila ja thjeshton akoma më shumë punën. Përpara secilit mision, lojtarit i shfaqet një ekran ku ai përdor pikë, të cilat i merr nga vrasjet që kryen, dhe aty mund të përmirësoje dhe të rrisë fuqinë e teknikave të tij, sulmeve apo armëve. (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>