Android

Niantic po zhvillon një sistem betejash për Pokemon Go

Sep 21 2016
0 Shpërndarje
Niantic po zhvillon një sistem betejash për Pokemon Go

Një një intervistë për prestigjozen Wall Street Journal, shefi i Pokemon, Tsunekazu Ishihara, hodhi dritë mbi disa veçori të teja që pritet të vinë në video lojën e cila bëri bujë këtë verë, Pokemon Go.

Një sistem luftimi mes pokemonësh është në radarin e kompanisë. “Përleshja është ajo kategori që Pokemon di të bëjë më së miri,” tha Ishihara gjatë intervistës. Gjithashtu u përfol edhe për një sistem tregtimi por nuk u dhanë informacione specifikisht.

Këtë të fundit e ka konfirmuar edhe shefi i Niantic Labs, John Hanke por pa hyrë në detaje e as sesi do të funksionojë. E njëjta vlen edhe për sistemin e betejave të Pokemon.

Pokemon Go debutoi gjatë muajit Korrik dhe shokoi vetë zhvilluesit e lojës duke arriti 500 milion shkarkime. Vetë Ishihara tha se video loja kishte tejkaluar parashikimet e Niantic me 10 deri në 100 herë. (PCWorld Albanian)

Tags >

Pokemon
Lajmet e fundit>