Lajme lojërash

Ngjarjet e serisë së ardhshme të Assassin’s Creed do të zhvillohen në Brazil

Dec 12 2012
0 Shpërndarje
Ngjarjet e serisë së ardhshme të Assassin’s Creed do të zhvillohen në Brazil

Pas disa raportimeve se ngjarjet e serisë së ardhshme të Assassin’s Creedmund të zhvilloheshin në Brazil, Techtudo ka publikuar një lajm të ri ku vërteton këto fjalë.

Kapitulli tjetër i Assassin’s Creed do të zhvendoset në Brazil ndërkohë që Ubisoft ka filluar tashmë punën. Menaxheri i përgjithshëm i Ubisoft Brazil, Bertrand Chaverot, është shprehur për Techtudo se kompania ka vendosur ta zhvendosë serinë e re në territorin e Amerikës Jugore. Raporti u publikuar në portugalisht.

Deri tani nuk ka pasur asnjë koment nga përfaqësuesit e degës Ubisoft North American. Transferimi i Assassin’s Creed në Brazil nuk është lëvizje e paparashikueshme, pasi këte vit, Assassin’s Creed III përmbante misione në shtetin e Amerikës Jugore.

Ubisoft ka lançuar një lojë të re Assassin’s Creed çdo vit që prej 2009-s, edhe pse deri tani nuk ka një deklaratë zyrtare për ndonjë produkt të ri në 2013-n.

Megjithatë, sipas raportimeve seria e re mund të jetë në shitje vitin tjetër. (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>