Lojërat

Nga viti 2014 kontrolluesi i Xbox One do të punoj dhe në kompjuterë

Aug 20 2013
0 Shpërndarje
Nga viti 2014 kontrolluesi i Xbox One do të punoj dhe në kompjuterë

Microsoft-i ka konfirmuar se kontrolluesi i Xbox One do të punoj edhe në kompjuterë. Por përshtatshmëria do kohë dhe kompania ka thënë se do të vonojë deri në vitin 2014. Kontrolluesi i ri është një arkitekturë totalisht e ndryshme nga kontrolluesi aktual i Xbox 360.

Ai përdor një protokoll të ri të internetit pa tel dhe ka një Micro-USB për ta përdorur pa patur nevojën e baterisë. Të gjitha këto ndryshime do të duhen të përshtaten me kompjuterët dhe duhet të sigurohen që edhe lojërat e vjetra të dizajnuara për kontrolluesin e Xbox 360 duhet të punojnë tek pasardhësit e tyre. “ Ne njohim individë që kërkojnë të përdorin kontrolluesin e Xbox One në kompjuterët e tyre dhe shpresojmë që ta realizojmë këtë gjatë vitit 2014, shkruan një përfaqësues i Microsoft-it.

Është akoma e paqartë se si përshtatshmëria do të punojë, por nëse përdoruesit e Xbox One mund të përdorin kontrolluesit e tyre ekzistues në kompjuterë pa blerë pajisje shtesë, atëherë një përmirësim edhe më i mirë do të vij për Xbox 360. Kontrolluesi pa tela i Xbox 360 punon në kompjuterë vetëm nëse blen një përshtatës special me një çmim prej 25 $. Kontrolluesi me tela të Xbox 360 punojnë me anë të aksesorëve shtesë në kompjuterë vetëm se ata vijnë të pavarur nga konsola.

Pra me fjalë të tjera nëse blen një Xbox 360 nuk mund ta përdorësh kontrolluesin e tij në kompjuter pa bërë shpenzime të tjera. Xbox One vjen me një kabëll Micro-USB, që lidhet me konsolën me anë telash. Lidhja me kompjuterët do të jetë një bonus për lojtarët që jo me patjetër duan të luajnë në konsola. (GameWorld Albanian)

Tags >

Xbox One
Lajmet e fundit>