Android

Need for Speed: Most Wanted për PS3 dhe Vita

Aug 5 2012
0 Shpërndarje
Need for Speed: Most Wanted për PS3 dhe Vita

Electronic Arts ka lajmëruar që do të lëshoj Need for Speed: Most Wanted për PlayStation 3 dhe PS Vita, e poashtu edhe për 360, PC, iOS dhe për Android më 30 tetor.

Në zhvillimin në Criterion Games, loja do t’jua mundësoj lojtarëve “lirinë për të vozitur gjithkund, zbulimin e lojës së fshehur, që të mundin kundërshtarët, të sfidojnë shokët ose vetëm të rrinë dhe të tallen me policë.”

Së bashku me një kopje për shitje me pakicë të lojës, EA do të lëshoj gjithashtu një edicion të veçantë që përfshinë:

-Pikë të dyfishta për shpejtësinë

-Uniforma të posaqme

-“Rollout” të përshtatur

-Maserati GranTurismo MC Stradale dhe Porsche 911 Carrera S

Së bashku me lajmërimin për datën e lëshimit të lojës, EA ka lëshuar disa pamje dhe një video të shkurtër, duke treguar lojën, të cilat mund t’i shihni më poshtë. (GameWord Albanian)

Lajmet e fundit>