Lajme lojërash

Në PlayStation 4 do të luhen lojëra përmes streaming

Feb 18 2013
0 Shpërndarje
Në PlayStation 4 do të luhen lojëra përmes streaming

Ndoshta për një pjesë të fansave të videolojërave, ky fakt nuk është i papritur, jo vetëm sepse është një lajm që po qarkullon prej kohësh nëpër mediat teknologjike por edhe sepse në fund të fundit, mund të ketë ardhur koha për një gjë të tillë.

Duke qenë se po afrojnë ditët deri në momentin e lançimit të PlayStation 4, më datën 20 shkurt, është e natyrshme që të fillojmë të njihemi me axhendën e prezantimit të tij.

Sipas Wall Street Journal, Sony po planifikon të integrojë luajtjen e lojërave në streaming në konsolën e re të videolojëra. Teknologjia e re do të zbulohet të mërkurën së bashku me konsolën dhe do t’u mundësojë përdoruesve të luajnë lojëra përmes internetit.

Shërbimi streaming është projektuar të përdorë titujt aktualë në PlayStation 3, ndërkohë që pajisja e re pritet të luajë lojërat e reja të ruajtura në disqe optike.

Ashtu siç ve në dukje edhe Wall Street Journal, kjo tentativë mund të jetë sa e guximshme aq edhe e rrezikshme. Një investim i gabuar do t’i kushtonte shtrenjtë Sony-t dhe do të ndikonte negativisht në vizionin e kompanisë për të ardhmen.

Gjithsesi, aksesi në streaming u jep mundësi përdoruesve të luajnë lojëra që ndoshta nuk planifikonin t’i blinin kurrë.

Pra, i gjithë sistemi mund të funksionojë si një sistem me qera, ku përdoruesit kanë mundësi të abonohen dhe të zgjdhin lojëra përmes navigimit në librarinë online. (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>