Lajme lojërash

Ndryshime dhe risi në lojën “The Goat Simulator”

May 27 2014
0 Shpërndarje
Ndryshime dhe risi në lojën “The Goat Simulator”

Loja “The Goat Simulator”, e cila në paraqitjen e parë, u pa si një shaka, tashmë është bërë e famshme anembanë botës. Loja “The Game Simulator” ka prezantuar dy lojëra të tjera vazhduese të lojës së parë, “Classy Goat” dhe “Repulsive Goat”. Përdoruesit e ”The Goat Simulator”, i janë referuar si loja më jo serioze që është krijuar ndonjëherë , megjithatë ta luash atë është kënaqësi më vete.

Rregullimet që i janë bërë kësaj loje e ndryshimet e shumta, duke futur dhi te reja në lojë, harta të reja dhe mënyrën për të luajtur multiplayer online, e bëjnë këtë lojë shumë të kërkuar. Patch i ri i cili do t’i bëhet kësaj loje, do të jetë falas duke filluar që nga data 1 prill, megjithatë sot mund ta blesh vetëm për 10 dollarë. Në fillim, kjo lojë u pa më shumë si një shaka , por po rezulton si një ndër lojërat më të suksesshme të vitit 2014. (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>