Lajme lojërash

NDP Group: Shitjet e video lojërave shfaqin “shenja” jete, rriten me 10 % në tetor

Nov 18 2013
0 Shpërndarje
NDP Group: Shitjet e video lojërave shfaqin “shenja” jete, rriten me 10 % në tetor

Falë disa lançimeve të mëdha gjatë vjeshtës, sipas shifrave të fundit nga NDP Group, shitjet e video lojërave kanë arritur një përmirësim sërish në tetor.

Kjo e bën muajin e tretë të rritjes pozitive për industrinë e lojërave, që është vlerësuar se ka vlerë prej 1.3 miliardë dollarë në shpenzimet e përgjithshme të konsumatorëve.

Kjo paraqet një kapërcim prej 5 për qind në krahasim me tetorin e vitit 2012. Nintendo 3DS udhëhoqi segmentin harduerik për gjashtë muaj të njëpasnjëshëm, pjesërisht për shkak të shitjeve të 2DS, ndonëse shitjet e përgjithshme të harduerit pësuan rënie me 8 për qind nga viti i kaluar.

Me lëshimin e PlayStation 4 dhe Xbox One këtë muaj, shitjet e harduerëve mund të shohin një ngritje madhore gjatë nëntorit, por për tani, Nintendo ende është konsolla më e shitur në treg.

Shitjet e softuerëve u rritën me 10 për qind në krahasim me tetorin e vitit të kaluar, “të udhëhequra nga shitjet e fuqishme të vazhduara nga Grand Theft Auto V dhe lëshimi i Pokemon X dhe Pokemon Y”.

Ndonëse projeksionet e fillimit nga NPD Group shfaqnin një rënie të shitjeve të softuerëve, numrat e mëdhenj që janë duke u arritur nga lëshimet e lojërave të popullarizuara gjatë tre muajve të fundit kanë rikthyer besimin që shitjet do të jenë të paktën të pandryshueshme për vitin 2013. Nëse PS4 dhe Xbox One dalin mirë siç pritet, shitjet e softuerëve gjatë vitit 2013 madje mund të tejkalojnë shifrat e vitit të kaluar. (GameWorld Albanian)

Tags >

lojëra
Lajmet e fundit>