Lajme lojërash

Ndërrim më i lehtë i rajoneve në Xbox Live

Jan 6 2013
0 Shpërndarje
Ndërrim më i lehtë i rajoneve në Xbox Live

Më mirë vonë se kurrë! Microsoft-i ka vendosur të lehtësojë ndërrimin e rajoneve në pajisjet Xbox Live. Pas shumë vitesh frustrime me ndërrimin e rajoneve në pajisjet e tyre Xbox Live, lojtarët së shpejti këtë ndryshim do ta bëjnë më ndihmën e vetëm disa klikimeve, u lajmërua nga NeoWin.

Metoda e re, e cila momentalisht gjendet në fazën beta të testimit, u mundëson përdoruesve të ndërrojnë rajonet në Xbox-ët e tyre pa pasur frikë nga humbja e gamer tag-ut, achievements-ve, MS pikëve apo abonimit Xbox Live Gold.

Duhet pasur kujdes, pasi Microsoft-i posaçërisht vuri në dukje se disa shërbime që janë të mbyllura për regjione si parapagimi për TV kanale, Xbox Music etj., nuk do të transferohen dhe lojtarët nuk kanë të drejtë në kthimin e fondeve të paguara.

Lojtarët të cilët në të kaluarën kanë ndërruar vendbanimin u përballën me probleme të mëdha gjatë migrimit të llogarisë, kryesisht për shkak të kohës së gjatë që duhej pritur që e njëjta të bëhet në Microsoft support.

Përveç kësaj, shpesh gjatë migrimit janë “humbur” pikët MS, arritjet madje edhe disa lojëra të caktuara të lidhura me atë llogari. Njoftimi zyrtar i kësaj vegle të re ende nuk ka arritur, por besojmë se nuk do presim shumë gjatë. (GameWorld Albanian)

Tags >

Xbox
Lajmet e fundit>