Lajme lojërash

MSI rifreskon serinë e laptopëve “GX Destroyer” me një kartë grafike më të fuqishme

Feb 6 2014
0 Shpërndarje
MSI rifreskon serinë e laptopëve “GX Destroyer” me një kartë grafike më të fuqishme

Kompania MSI ka njoftuar se seritë e laptopëve për lojëra të quajtur “GX Destroyer”, praktikisht GX70 dhe GX60 tani do të kenë procesorë AMD A10 dhe një ndër kartat më të mira dhe më të popullarizuara AMD Radeon R9-M290X.

Ato po ashtu janë laptopët e parë për lojëra që kanë një veçori të quajtur “Dragon Gaming Center” , që aksesohet me një buton të dedikuar me prekje. “Dragon Gaming Center” është dizajnuar për të maksimizuar përformancën e këtyre laptopëve duke i konfiguruar mjedisin e sistemit operativ me qëllim arritjen e rezultateve maksimale. “Dragon Gaming Center” pas një verifikimi të sistemit, konfiguron laptopin në profilin për lojëra.

Sipas specifikave të paraqitura, të dy si GX70 ashtu dhe GX60 do të kenë procesorin AMD A10-5750 3.5 Ghz, kartë grafike Radeon R9-M290X(2GB GDDR5), 1 TB 7200 RPM Hardisk, një adaptues rrjeti Killer E2200, një lexues karte SD dhe porta zëri. Të dy laptopët ofrojnë dalje HDMI, një kamerë 720p HD, një tastierë SteelSeries dhe do kenë aftësi “Multi Touch” për Windows 8.1.

Laptopi GX70 ka një ekran 17.3 inç me madhësi 1920 x 1080, RAM 12 GB DDR3L-1600, lexues optik Blue-Ray, Wireless N dhe BlueTooth, 3 porta USB 3.0, dy porta USB 2.0, të gjitha me një peshë 3.9 kg. Çmimi është 1399 $ .

Laptopi GX60 është më i lire, me ekran 15.6 inç dhe madhësi 1920 x 1080, 8GB DDR3L-1600 RAM, lexues Optik për DVD, Wireless N dhe Bluetooth 4.0. Ka po ashtu 3 porta USB 3.0, një portë USB 2.0 dhe peshon 3.5 kg. Çmimi është 1299 $.

MSI ka plane për të implementuar programet e SteelSeries duke ofruar mundësi të shumta rregullimi sipas dëshirës në seritë GX, po ashtu dhe laptopet e ardhshëm të serisë G. MSI mendon të lançojë një program në muajt në vazhdim që do ofrojë informacion më të detajuar sesi të merrni këto programe për laptopët e lojërave të kompanisë MSI. Për më shumë informacion rreth GX70 dhe GX60, mund të shikoni ketu. (GameWorld Albanian)

Tags >

lojëra
Lajmet e fundit>