Lojërat

Mount & Blade

Mar 14 2013
0 Shpërndarje
Mount & Blade

Mount & Blade është një lojë e tipit RPG solo jolineare për Windows e krijuar nga kompania turke TaleWorlds dhe u publikua nga Paradox Interactive.

Loja doli më 16 shtator 2008 në Amerikën Veriore dhe 3 ditë më vonë në Europë. Loja në fillim ishe projekt origjinal i Armagan Yavuz, krijuesi i TaleWorlds, dhe gruas së tij Ipek Yavuz. Ngjarjet zhvillohen në tokën mesjetare Calradia. Loja përfshin një version sandbox pa histori në të cilën mund të bësh çfarë të duash.

Lojtari duhet ti bashkohet një prej 5 sanksioneve ushtarake duke luftuar si mercenar, i jashtëligjshëm ose neutral.

Sipas Armagan Yavuz inspirimi i erdhi nga The Elder Scrolls II, Frontier dhe lojëra të tjera strategjike si Ghenghis Khan. Në fillim të lojës mund të modifikohet personazhi sipas dëshirës dhe ka një sistem si ai i The Sims 2 ose The Elder Scrolls IV.

Loja ka marrë përgjithësisht vlerësime pozitive duke marrë 72/100 nga Metacritic dhe 73% nga GameRankings.

Analizuesit i vlerësuan potencialin që kishte, por gjithashtu shtuan se kishte kompozim shumë të dobët. (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>