Lajme lojërash

Mortal Kombat do të vijë për PC

May 23 2013
0 Shpërndarje
Mortal Kombat do të vijë për PC

Loja shumë e përfolur Mortal Kombat e vitit 2011 më në fund do të rikrijohet për PC.

Interactive Entertainment lajmëroi se i gjithë edicioni i plotë për PC do të dalë më 3 korrik. Gjithashtu janë bërë të disponueshme imazhe ekskluzive nga loja.

Mortal Kombat për PC do të përfshijë të gjitha DLC e disponueshme deri më sot si luftëtarët Skarlet, Kenshi, Rain dhe Freddy Krueger. Për më tepër të gjitha karakteristikat që janë në konsola do të transferohen në versionin për PC. Loja gjithashtu do të ketë një version kampionati me mbështetje gamepad.

NetherRealm Studios ia la krijimin e versionit të PC te High Voltage Software, e cila ndodhet pas projektesh si The Conduit, Kinect Start Wars si dhe tituj të tjerë të famshëm. (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>