Lajme lojërash

Monster Hunter 3 Ultimate vjen më 22 janar

Jan 20 2013
0 Shpërndarje
Monster Hunter 3 Ultimate vjen më 22 janar

Nintendo dhe Capcom i kanë gëzuar adhuruesit evropian të lojës së popullarizuar Monster Hunter duke publikuar datën e saktë të vazhdimit të lojës Monster Hunter 3 Ultimate për 3DS dhe Wii U.

Monster Hunter 3 Ultimate do të dal më 22 janar në Evropë për platformat Nintendo 3DS dhe Wii U, ndërsa përveç mundësisë së blerjes do të jetë i disponueshëm edhe si shkarkim digjital në 3DS, përkatësisht në dyqanin Wii U eShop.

Bëhet fjalë për lojëra të njëjta për të dyja platformat, vetëm se versioni në Wii U është në rezolucion FullHD dhe mbështetë disa mundësi më të përparuara për multiplayer.

Pronarët e të dy versioneve do të mund ti bartin të dhënat e tyre të ruajtura, përkatësisht progresin e ruajtur të lojës, nga versioni Wii U në 3DS dhe anasjelltas.

Kjo normalisht se do të mundësojë që pas kënaqësisë në rezolucionin HD me versionin Wii U në shtëpi, ta vazhdoni aventurën edhe në lëvizje me ekranin 3D të konsolës 3DS.

Pëveç datës së lançimit të lojës, Capcom dhe Nintendo bën me dije se dyqanet eShop për 3DS dhe Wii U më 21 janar do të marrin edhe demo versionin falas të lojës. Të gjithë ata që nuk kanë njohuri për shigjetën e njohur të Monster hunter kështu së pari mund ta provojnë një mision fillestar dhe një më të përparuar të misionit singleplayer dhe mund të zgjedhin gjithsej 12 armë me të cilat duhet ti mposhtin përbindëshat e quajtur Lagombi dhe Plesioth.

Më poshtë mund ta shihni një orë loje në FullHD. (GameWorld Albanian)

Tags >

lojëra
Lajmet e fundit>