Lajme lojërash

Modifikime të reja në Resident Evil 6

Jan 19 2013
0 Shpërndarje
Modifikime të reja në Resident Evil 6

Më 22 janar do të dal freskimi për lojën Resident Evil 6, që sjellë me vete disa modifikime të mëdha për vazhdimin e fundit të këtij seriali të njohur. Javës tjetër do të dal freskimi i lirë falas për Resident Evil 6.

Capcom kështu më 22 janar para së gjithash do të rregullojë rëndësinë dhe kompleksitetin e disa lokacioneve në lojë. Edhe një modifikim i rëndësishëm lidhet me qasjen në nivele të caktuara brenda kapitujve.

Kjo në fakt do të thotë se nuk do të duhet që çdo kapitull të luhet nga fillimi, por vetëm ti qaseni secilit nivel i cili gjendet brenda tij.

Së fundmi, Capcom po përgatit një ndryshim të rëndësishëm edhe për mod Agent Hunt të cilin do ta hap për çdo lojtar. Më saktësisht, Agent Hunt-it që nga java tjetër do të mund ti qasen që të gjithë lojtarët, e jo vetëm ata të cilët e kanë përfunduar fushatën e Resident Evil 6.

Capcom thekson se ata vendosën për këto ndryshime për shkak të reagimeve të sjella nga lojtarët e Resident Evil 6. (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>