Lajmet

Modder shpëton Dark Souls për PC nga rezolucioni i dobët

Sep 1 2012
0 Shpërndarje
Modder shpëton Dark Souls për PC nga rezolucioni i dobët

Ka kaluar gati një vit, por Dark Souls nga From Software tani është i disponueshëm edhe për PC. Versioni japonez i lojës për konsola pati shumë kritika pozitive për ndërtimin dhe historinë e lojës.

Për mirë apo për keq, lojtarët e PC-ve më në fund mund të luajnë për herë të parë këtë lojë, e cila bëri bujë dhe tani më është gati për Windows PC.

Versioni për PC, Darks Souls: Prepare to Die Edition, ka një rezolucion 1024 x 720. Shumë lojtarë në PC, dhe sidomos ata shumë të apasionuarit, gjithnjë kanë pritur që loja të ketë një rezolucion shumë herë më të lartë dhe, fatmirësisht për shumë prej nesh, pjesëtarët e forumit NeoGAF gjetën brenda disa orësh një mënyrë që të ndryshoni rezolucionin e lojës.

Ka lajme të mira pasi loja ka potencial të madh. PC Gamer postoi një prezantim 3 faqe duke i dhënë lojës 89/100 si një nga lojrat më të mira RPG dhe shumë sfiduese për lojtarët e apasionuar. Loja tani shitet me çmimin 40$. (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>