Lajme lojërash

Minecraft së shpejti me mundësinë e integruar për të transmetuar lojën

Nov 5 2013
0 Shpërndarje
Minecraft së shpejti me mundësinë e integruar për të transmetuar lojën

Sipas një njoftimi nga dy ndërmarrjet, Twitch dhe Mojang kanë bashkëpunuar për të ofruar një përvojë të integruar për transmetim në lojën Minecraft.

Sipas një lëshimi për shtyp, lojtarët në PC dhe Mac me një llogari në Twich së shpejti do të jenë në gjendje që me lehtësi të transmetojnë lojërat e tyre në kanalet e tyre në Twitch.tv

Matthew DiPietro, që është zëvendës president i marketingut në Twich, tha në të njëjtin lëshim për shtyp që Minecraft ka “goditur një turmë shumë të fuqishme” me përdoruesit e Twitch.

“Duke tejkaluar në vazhdimësi popullaritetin e tij ilustron që njerëzit duan të shikojnë video lojëra jashtë reklamimit të titujve nga eSports. Pritni një moment vendimtar për lojtarët dhe spektatorët posa të jetë në dispozicion drejtpërdrejt në Twich mundësia që me lehtësi të transmetohen luajtja e lojërave.

Derisa ky lajmërim është për përdoruesit e PC-së dhe Mac-ut, është e rëndësishme të thuhet që Xbox One do të marrë versionin e vet të Minecraft-it dhe Twich është i integruar në sistemin e gjeneratës së ardhshme të ndërmarrjes Microsoft. (GameWorld Albanian)

Tags >

minecraft
Lajmet e fundit>