Lajme lojërash

Minecraft rikthen sërisht eventin Minecon në 2015

Feb 3 2015
0 Shpërndarje
Minecraft rikthen sërisht eventin Minecon në 2015

Minecraft këtë vit do të organizojë eventin që quhet Minecon pas një viti mungese në 2014. Këtë vit kjo konventë do të mbahet në Londër në muajin korrik dhe parashikohet që të ketë 10.000 pjesmarrës, një shifër kjo më e madhe krahasuar me 7.500 njerëz që morën pjesë në Minecon-in e vitit 2013 të mbajtur në Orlando.

Mësohet nga kompania se biletat do të fillojnë të shiten që prej këtij muaji por pritet që të mbarojnë shpejt duke marrë parasysh që biletat për Minecon 2012 u shitën brenda dy orëve.

Edhe pse vitin e kaluar ky event nuk u zhvillua, një rikthim i tillë nuk ishte surprizues duke qënë se bëhet fjalë për një gjigand lojrash që është sot shumë popullor edhe pse e ka filluar aktivitetin e tij vetëm jo më larg se në vitit 2009. Sigurisht që përmbajtja e eventit pritet të jetë më e larmishme se parardhësi në Orlando.

Minecraft po punon për përgatitjen e një filmi dhe një video loje aventurë përkrah video lojës The Walking Dead. Gjithashtu që pas blerjes nga Microsoft të studios së Minecraft për 2.5 miliard dollar, pritet që kjo lojë të shndërrohet një aplikacion impresionues për goggles holographics të Microsoft. Minecon 2015 do të organizohet në datat 4 dhe 5 korrik në ExCel London Exhibition and Conference Center. (GameWorld Albanian)

Tags >

minecraft
Lajmet e fundit>