Lojërat

Minecraft: Pocket Edition merr përditësimin më të madh më 10 korrik

Jul 7 2014
0 Shpërndarje
Minecraft: Pocket Edition merr përditësimin më të madh më 10 korrik

Minecraft: Pocket Edition, që është versioni mobil i lojës në dispozicion përgjatë dyqaneve iTunes dhe Google Play, do të marrë përditësimin më të madh deri tani, më 10 korrik. Versioni 0.9.0 do ta sjell versionin mobil më afër me versionin për PC duke shtuar botë të pafundme, shpella, shumë blloqe të reja dhe gjëra duke përfshirë Vezët e Përbindëshit dhe blloqe të mëdha me kërpudha, ujq shtëpiakë, turma të reja, biome të reja duke përfshirë xhungla, moçale dhe kodra ekstreme dhe shumë më tepër. Listën me hollësitë e plota mund ta gjeni në uebfaqen e Mojang-ut.

Në fund të muajit prill, mësuam që Minecraft për PC shiti 15 milionë kopje, por versioni mobil është dukshëm më i popullarizuar. Në fillim të prillit, Jens Bergensten nga skuadra mobile e Mojang-ut zbuloi që versioni mobil u shit më tepër se 21 milionë herë. Në Xbox 360, Minecraft shiti më tepër se 12 milionë kopje dhe në PlayStation 3 shiti një milion kopje për pak më tepër se një muaj pas lëshimit të vet.

Versionet për Xbox One dhe PlayStation 4 e lojës pritet të vijnë gjatë muajit gusht. Patric Geuder Saga nga Mojang, i cili është analizues i të dhënave në Mojang, së fundi zbuloi që kompania ka shitur pothuajse 54 milionë kopje të Minecraft-it përgjatë të gjitha platformave, por nuk tregoi hollësi në lidhje me atë se në cilat platforma kishte pasur nga sa shitje. (GameWorld Albanian)

Tags >

minecraft
Lajmet e fundit>