Lojërat

Minecraft për Xbox merr pako ekskluzive të frymëzuar nga Star Wars

Nov 26 2014
0 Shpërndarje
Minecraft për Xbox merr pako ekskluzive të frymëzuar nga Star Wars

Loja Minecraft tani do ta ketë edhe një pako Star Wars, që është ekskluzive për Xbox One dhe Xbox 360. Lajmërimi është bërë nga Microsoft në Blogun zyrtar të Microsoft Studios. Pakoja me përmbajtjen që mund të shkarkohet e ndikuar nga Star Wars përmban 55 pamje nga filmat Star Wars, nga episodi katër deri tek ai i gjashti. Me çmimin prej 2.99 dollarë, DLC përfshin pamjet e karaktereve për Luke Skywalker, Princeshë Leia dhe Yoda. Kjo është planifikuar të mos jetë pakoja e fundit që sjell pamjet e Star Wars, ku Microsoft deklaron që lojtarët mund “të shikojnë edhe për më tepër përmbajtje që mund të shkarkohet për Star Wars që lëshohet të ardhmen.”

Microsoft ka blerë zhvilluesin e Minecraft-it, Mojang më herët gjatë këtij muaji. Pas blerjes prej 2.5 miliardë dollarëve, Microsoft deklaroi që nuk do të largojë versionet e Minecraft-it nga platformat konkurrente, duke përfshirë PlayStation 3, PlayStation 4 dhe PlayStation Vita.

Më poshtë mund ta shihni listën e plotë të pamjeve që do të jenë në dispozicion:

Luke Skywalker, Tatooine

Luke Skywalker, X-wing Pilot

Luke Skywalker, Bespin

Luke Skywalker, Hoth

Luke Skywalker, Dagobah

Luke Skywalker, Endor

Luke Skywalker, Jedi Knight

Han Solo, Smuggler

Han Solo, Hoth

Han Solo, Endor

Chewbacca

Princeshë Leia Organa, Senator

Princeshë Leia Organa, Yavin 4

Princeshë Leia Organa, Hoth

Princeshë Leia Organa, Bespin

Princeshë Leia, Jabba’s Palace

Princeshë Leia Organa, Endor

Tusken Raider

Stormtrooper

Darth Vader

Blockade Runner Soldier

C-3PO

Ben Kenobi

Cantina Band Member

TIE Fighter Pilot

Walrus Man (Ponda Baba)

Hammerhead (Momaw Nadon)

Greedo

Governor Tarkin

Lando Calrissian, Bespin

Boba Fett

Bossk

Dengar

Zuckuss

IG-88

Emperor

AT-AT Pilot

Lobot

Rancor Keeper

Gamorrean Guard

Lando Calrissian, Skiff Guard

Princeshë Leia Organa, Boushh

Oola

Nien Nunb

Bib Fortuna

Scout Trooper

Emperor’s Royal Guard

Admiral Ackbar

R2-D2

Yoda

Jawa

Wampa Ice Creature

Wicket W. Warrick

Rancor

4-LOM (GameWorld Albanian)

Tags >

minecraft
Lajmet e fundit>