Lojërat

Minecraft për PS3 kryeson listën e lojërave më të shitura në dhjetor

Jan 10 2014
0 Shpërndarje
Minecraft për PS3 kryeson listën e lojërave më të shitura në dhjetor

Sipas Sony-t versioni për PlayStation 3 i Minecraft ishte loja më e shitur e sistemit për muajin dhjetor, duke tejkaluar Grand Theft Auto V dhe Call of Duty: Ghosts.

Informacionet për shitjet e sakta të versionit për PS3 të Minecraft nuk janë në dispozicion, por arritja në majë të tabelës asnjëherë nuk është gjë e keqe. Versionet e Minecraft për PlayStation 4 dhe PlayStation Vita janë duke u zhvilluar, por datat për lëshim të tyre ende nuk janë lajmëruar.

Minecraft për PC ka shitur më tepër se 13 milionë kopje, ndërsa versioni për Xbox 360 së fundi tejkaloi 10 milionë shitje. Ndërkohë, Pocket Edition po ashtu ka shitur më tepër se 10 milionë kopje deri tani. Loja është planifikuar të vijë edhe për Xbox One. (GameWorld Albanian)

Tags >

minecraft
Lajmet e fundit>