Lojërat

Minecraft.net do të ndalet më 18 janar

Jan 16 2012
0 Shpërndarje
Minecraft.net do të ndalet më 18 janar

SOPA ka bërë Red 5 Studios që të mbyllë betan dhe uebfaqen për Firefall më 18 janar, por tani, një ndërmarrje më e shquar e lojërave është duke përgatitur një “blackout” që të mbahet gjatë të njëjtës ditë.

Kryetari i studios Mojang, Markus Persson, më 13 janar në Twitter ka lajmëruar që Minecraft.net dhe Mojang.com do të jenë offline më 18 janar për të kundërshtuar SOPA-n. Persson nuk tha se sa do të zgjasë ky “blackout”. Derisa versioni i lojës Minecraft i bazuar në shfletues do të jetë i paqasshëm në Minecraft.net gjatë kohës së ndaljes, lojtarët mund ta luajnë lojën nëse ata më parë e kanë shkarkuar atë.

Mojans iu bashkohet Epic Games, Runic Games, Riot Games dhe Red 5 Studios si ndërmarrjet e lojërave që hapur kanë paraqitur mospajtimin e tyre me SOPA-n. Sidoqoftë, jo të gjitha ndërmarrjet e lojërave janë kundër kësaj mase. Shoqata e Softuerit për Argëtim ka vendosur që ta mbështesë SOPA-n. Sipas ESA, industria e lojës kërkon mbrojtje efektive kundër përfitim të paligjshëm të lojërave dhe atyre që i ndihmojnë ato./gameworld.al

Tags >

game
Lajmet e fundit>