Lajme lojërash

Minecraft ka shitur 10 milionë kopje në tri platforma të ndryshme

Dec 15 2013
0 Shpërndarje
Minecraft ka shitur 10 milionë kopje në tri platforma të ndryshme

Versioni për Xbox 360 i lojës së mirënjohur Minecraft ka shitur tani 10 milionë kopje që nga lëshimi në maj të vitit 2012, duke e bërë Xbox 360-shin platformën e tretë në të cilën loja ka shitur aq shumë kopje.

Minecraft për PC dhe Mac ka shitur 13 milionë kopje, ndërsa edicioni Pocket kishte tejkaluar shifrën prej 10 milionë shitjeve këtë vit. Versioni për Xbox 360 i Minecraft shitet për 20 dollarë, duke nënkuptuar që titulli ka grumbulluar 200 milionë dollarë që nga lëshimi. Kjo paraqet një ngritje nga 8 milionë njësi sa ishin shitur deri në muajin gusht.

Zhvilluesi Markus “Notch” Persson tregoi për GameSpot: “Unë jam duke pasur një kohë të vështirë për ta përpunuar atë”. Si një “falënderim” për lojtarët, Microsoft është duke ofruar lirim prej 50 për qind të të gjitha pakove me pamje dhe ndërtimeve (duke mos përfshirë Mashup) për një ditë, vetëm të shtunën, 14 dhjetor. Minecraft është po ashtu duke ardhur në Xbox One dhe PlayStation 4, ndonëse datat e lëshimit për ato platforma nuk janë lajmëruar. (GameWorld Albanian)

Tags >

minecraft
Lajmet e fundit>