Lajme lojërash

Minecraft do të “sjellë” dhe kuaj

Apr 8 2013
0 Shpërndarje
Minecraft do të “sjellë” dhe kuaj

Versioni për PC i Minecraft ka shitur deri tani mbi 10 milionë kopje. Kjo është shifra që vetë Mojang ka thënë.

Krye dizajnuesi Jens Bergnsten bëri një cicërimë në Twitter ku la të kuptohej se pjesa tjetër shtesë që do i shtohej lojës ishin kuajt.

Ai e lidhi cicërimën për Minecraft 1.6 me foton e një kali. Muajin e kaluar doli përditësimi i shumëpritur Minecraft 1.5 i cili ndryshoi shumë vlera brenda lojës në mënyrën e funskionimit të saj.

Ajo ka qenë gjithashtu një sukses shumë i madh për Xbox 360 duke shitur mbi 6 milionë kopje që nga dalja e vet në pranverën e 2012.

Mojang thuhet se ka në plan ta nxjerrë gjithashtu lojën për Playstation. (GameWorld Albanian)

Tags >

minecraft
Lajmet e fundit>