Lojërat

MiK rikthehen

Jan 16 2011
0 Shpërndarje
MiK rikthehen

Më poshtë do njiheni me një intervisë të bërë nga GameWorld me liderin e ekipit të rikthyer në skenën e CS ne Kosovë MiK, Arian “Twista” Topilica.

GameWorld: Përshendetje Arian.

Twista : Përshendetje stafi i GameWorld!

GameWorld : Arian, së pari tregoni se kush jeni dhe lojtar i cilit ekip je?

Twista : Unë jam Arian Topilica, dhe jam lider i ri i ekipit MiK.

GameWorld : Siq e dimë të gjithë ekipi MiK i atëhershëm nuk qe shumë aktiv në skenën vendore dhe profesionale të CS-s në Kosovë, mendoni se ekipi i riformuar do jetë më i organizuar kësaj radhe?

Twista : Mendoj se kësaj radhe do të jemi më aktiv ne skenën vendore edhe shpresojmë që do jemi më të organizuar dhe besojmë në vete se do të korrim suksese në turniret paraprake që do mbahen shumë shpejt.

GameWorld : Mund të na tregoni pak lidhur me lojtarët që bëjnë pjes në ekip, a janë ata që kan qenë atëherë apo keni ndryshuar përbërjen e ekipit?

Twista : Shumica e lojtarëve që kan qenë në përbërjen e MiK jan ende pjesë e ekipit por kemi bërë vetëm një ndryshim, në vend të Arber “spz” Hyseni tani kemi ish lojtarin e ekipit undead, Granit “gaag” Neziri.

GameWorld : A është ky ndryshimi juaj përfundimtar, apo pas një intervali kohor të shkurtër mund të keni ndonjë lojtar të ri në ekip?

Twista : Mendoj se kjo është përbërja dhe ndryshimi i fundit në ekipin MiK ndërsa për më vonë do të shohim se si do sillen raportet mes neve.

GameWorld : Mund të dimë paraprakisht se cilat do jen pozitat e pjestarëve të ekipit MiK ?

Twista : Twista (ingame leader), vili (sniper), blink (attacker), enddritt (attacker), gaag (fragger).

GameWorld : Mirë shumë Arian, keni diqka për fund për të thënë?

Twista : Të faleminderit ty për kohën e shpenzuar, dhe e përshëndes stafin e GameWorld jeni duke bërë një punë të palodhshme. Gjithashtu shpresoj se nuk do të ju zhgënjejmë.

Ekipi MiK tani do të ketë këtë përbërje:

Arian “Twista” Topilica
Fiton “vili” Dalipi
Liridon “blink” Berisha
Endrit “enndritt” Thaqi 
Granit “gaag” Neziri

Siq e patë ishte një intervistë me liderin dhe strategun e ekipit MiK, Arian “Twista” Topilica një lojtar veteran i skenës së CS-së në Kosovë, që na tregoi paksa për përbërjen, strategjitë dhe synimet e tyre në të ardhmën e afërt.

Si gjithmonë GameWorld i uron sukses ekipit të rikthyer në skenën profesionale të gamingut në Kosovë, ekipit MiK dhe i dëshiron fat në turnetë parësore që do të mbahen shumë shpejt në lokacione ende të pa zbuluara, dhe si gjithnjë të gjitha informatat lidhur me turnira mund ti gjeni ku tjeter përpos në GameWorld Gaming Community.

Lajmet e fundit>