Lojërat

Midtown Madness

Mar 4 2013
0 Shpërndarje
Midtown Madness

Midtown Madness është një lojë me gara e krijuar nga Angel Studios për Microsoft Windows dhe e publikuar nga Microsoft-i. Një version demo doli më 1 shkurt 1999 ndërsa loja e plotë doli më 27 shkurt 1999.

Loja vendoset në Çikago dhe qëllimi është të fitohen sa më shumë ndeshje. Në ndryshim nga lojëra të llojit të vet që nuk ke liri veprimi, Midtown Madness ofron një botë të hapur. Karakteristikat e qytetit u krijuan nga Microsoft-i duke u përshkruar si “një gradë lirie shumë e madhe”.

Lojtari mund të zbulojë qytetin nëpërmjet mënyrave të ndryshme të lojës dhe mund të vendosi kohën për çdo garë. Loja ka mbështetje multiplayer nëpërmjet një linje LAN ose internetit. Loja përgjithësisht ka marrë vlerësime pozitive.

IGN e quajti lojën si tërheqëse për një masë të gjerë publiku. GameRankings e vlerësoi Midtown Madness me 81%. (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>