Lajme lojërash

Microsoft-i do të zbulojë Xbox-in e ardhshëm më 21 maj

Apr 25 2013
0 Shpërndarje
Microsoft-i do të zbulojë Xbox-in e ardhshëm më 21 maj

Microsoft-i po përgatitet të prezantojë konsolën e vet të ardhshme më 21 maj, kjo sipas një postimi nga Major Nelson dhe një numërimi mbrapsh që është postuar në faqen zyrtare.

Eventi do të mbahet në kampusin e Microsoft-it dhe do të jetë e disponueshme në video live në mbarë botën.

Sipas disa thashethemeve të hershme, pajisja do të duhet të qëndrojë gjithmonë e lidhur me internetin, si dhe do të ketë porta HDMI.

Me sa duket kompania po kërkon të vazhdojë rrugën e suksesshme që ka pasur me Xbox 360, por duke shtuar gjithashtu përmbajtje mediatike për konsolën e ardhshme. (GameWorld Albanian)

Tags >

Xbox
Lajmet e fundit>