Lojërat

Microsoft zbulon Xbox One

Aug 19 2013
0 Shpërndarje
Microsoft zbulon Xbox One

Konsolla e ardhshme e Microsoft-it nuk do të dalë në shitje deri në nëntor, por kjo nuk po e ndalon ndërmarrjen që ta zbulojë atë para kohe.

Në një video që ka njërën nga njësitë e para të prodhimit të Xbox One – të plotë me përshpejtimin e fundit të shpejtësisë së grafikës – Microsfot është duke paraqitur me hollësi se çfarë ka në “kuti” në edicionin që del ditën e parë të Xbox One që pritet të jetë në dispozicion pas disa muajve. Konzolla Kinect dhe një kontrollues është i pranishëm ashtu siç mund të prisni, por është një befasi në të: një pako me kufje për Xbox. Microsoft thotë që edicioni i ditës së parë dhe edicionet standarde do të përfshijnë kufje mono.

Kufjet janë dizajnuar që të marrin përparësinë e cilësisë të përmirësuar të audios të Xbox One me mundësinë për të kontrolluar vëllimin nga një bllok i ndarë që futet në pjesën e poshtme të kontrolluesit. Dizajni përfundimtar i Xbox One përfshin një furnizues të ndarë të rrymës, kabllon HDMI dhe konsollën që të gjithë e kanë atë që Microsoft e përshkruan si një përfundim “e zezë e lëngshme” dhe janë dizajnuar me një përpjesë 16:9. Microsoft-i është po ashtu duke u krenuar që është duke e dhënë një kabëll HDMI që mbështet 4K, 1080P dhe 3D, megjithëse të njëjtit kabllo janë dispozicion për 5 dollarë tek shitësit me pakicë.

Kontrolluesi i Xbox One përfshin një ndarje të integruar të baterisë që mbështet bateritë standarde ose me mundësi për mbushje AA, ose duke u mbushur nga një port i vogël standard me hyrje USB. Kur ju e lidhni një kabllo USB në kontrollues dhe konsollë radio pa kabllo ndalet brenda kontrolluesit dhe loja vazhdon përgjatë lidhjes me tel. Kjo do t’ia mundësojë atij që ka Xbox One që të përdor kontrolluesin pa bateri.

Microsoft-i konfirmon po ashtu që radio Wi-Fi-ja e Xbox One është i përshtatshëm në formën A, B, G dhe N dhe po ashtu mbështet frekuencat 2.4GHz dhe 5GHz. Microsoft-i ende nuk e ka konfirmuar kohën e mbërritjes së Xbox One, por pritet të jetë në nëntor në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për 499 dollarë, e po ashtu edhe në Kanada, Australi dhe disa shtete të tjera evropiane. (GameWorld Albanian)

Tags >

Xbox One
Lajmet e fundit>