Lajme lojërash

Microsoft zbulon fishekët e lojës Atari “ET”, që u groposën në vitin 1983

May 9 2014
0 Shpërndarje
Microsoft zbulon fishekët e lojës Atari “ET”, që u groposën në vitin 1983

Duket që Atari në fakt ka groposur disa fishekë të video lojës “E.T. the Extra-Terrestrial” në Nju Meksiko para më tepër se tre dekadave. Po, loja ishte aq e keqe. Gërmuesit zbuluan kopje të lojës e cila kishte dalë në treg në vitin 1982 gjatë një gërmimi të bërë në Alamogordo, N.M., përveç kontrolluesve, manualeve udhëzuese dhe lojëra të tjera klasike të Atari-t si Centipede, Space Invaders dhe Asteroids.

Nuk është ende e qartë nëse ky është thesari i çmuar të cilin Microsoft ishte duke shpresuar që ta gjente për dokumentarin e vet të parë vetëm për Xbox. Siç raportohet deri tani, skuadra e gërmimit ka gjetur vetëm disa njësi E.T.

Filmi rezultues do të jetë i pari në një seri të dokumentarëve të prodhuar nga Xbox në bashkëpunim me Lightbox, që është kompani e cila udhëhiqet nga producenti i cili dy herë ka fituar çmimin Academy Award, Simon Chinn dhe nga producenti që ka fituar çmimin Emmy, Jonathan Chin. Kjo është pjesë e një përpjekjeje më të gjerë nga Xbox për ta bërë zgjerimin e përmbajtjes origjinale, duke ndjekur hapat e Netflix-it, Amazon-it dhe Hulu-së. (GameWorld Albanian)

Tags >

Microsoft
Lajmet e fundit>