vecuara

Microsoft zbulon detajet e Projektit Scorpio, pasardhësi i Xbox One

Apr 6 2017
0 Shpërndarje
Jo vetëm që kemi një përmirësim të dukshëm krahasuar me modelin Xbox One, por Projekti Scropio mund edhe PlayStation 4 i cili rifreskoi konsolën vitin e kaluar me modelin Pro. Microsoft zbulon detajet e Projektit Scorpio, pasardhësi i Xbox One Photo Source: Microsoft

Microsoft pas shumë kohësh vendosi të ofrojë për publikun detajet e Projektit Scorpio. Në një prononcim për Digital Foundry dhe Eurogamer, Microsoft tha se versioni i ardhshëm i konsolës Xbox One do të mbërrijë këtë vit dhe është një monstër e vërtetë:

  • Procesori: 8 bërthama me frekuencë 2.3Ghz
  • Grafika: 40 njësi grafike me frekuencë 1,172 Mhz
  • Memorja: 12GB GDDR5
  • Bandwidth i Memorjes: 326GB/s
  • Hardisku: 1 Terabajt 2.5 inç
  • Disku optik: 4K UHD Blu-ray

Jo vetëm që kemi një përmirësim të dukshëm krahasuar me modelin Xbox One, por Projekti Scorpio mund edhe PlayStation 4 i cili rifreskoi konsolën vitin e kaluar me modelin Pro.

Ka më shumë memorje RAM(12GB GDDR5 nga 8GB në PS4), më shumë bandwidth(326GB/s nga 218GB/s në PS4), dhe procesor më të mirë(8 bërthama 2.3 Ghz nga 2.1 Ghz në PS4).

Falë këtij hardueri të rinj, lojërat 4K do të ofrojnë një eksperiencë të pakrahasueshme. Megjithatë a do të mund të luajë lojërat e vjetra të Xbox One? /PGameWorld Albanian

Lajmet e fundit>