Lajme lojërash

Microsoft: Xbox One është më i mirë se PlayStation përkundër 100 dollarëve

Sep 15 2013
0 Shpërndarje
Microsoft: Xbox One është më i mirë se PlayStation përkundër 100 dollarëve

Xbox One do të jetë për 100 dollarë më i shtrenjtë se PlayStation 4 dhe 200 dollarë më tepër se Wii U gjatë këtij fundviti, por Microsoft-i nuk është duke e theksuar produktin e vet si konsollën më të shtrenjtë.

“Është për ne për të dëshmuar që është me vlerë prej 100 dollarë më tepër. Unë mendoj që është,” tha në PAX Prime në Seattle, Uashington, Albert Penello.

Penello tha që platforma e lojërave dhe shërbimeve që Microsoft është duke ofruar me Xbox One është më e fortë se sa gara. “Unë mendoj që ne bëjmë më tepër. Unë mendoj që lojërat tona janë më të mira. Unë mendoj që teksa njerëzit fillojnë ta përjetojnë Kinect-in dhe të shohin se çfarë mund të bëjnë duke përdorur zërin, unë mendoj se është më i mirë,” shtoi ai. “Unë mendoj për mundësinë për të pasur një sistem të gjitha-në-një ku ju mund të fusni TV-në, që është më mirë. Unë mendoj që ne do të kemi një shërbim më të mirë online.”

“Unë thjesht besoj që ne do të kemi një sistem më të mirë.” Përfundimisht, konsumatorët që duan të blejnë “gjënë më të mirë”, tha Penello. “100 $, kur jeni duke folur për 400 $ përballë 500$. Unë nuk besoj që do të jetë një vrasës i marrëveshjes, tah ai. Xbox One pritet të lëshohet në muajin nëntor për 500 dollarë. (GameWorld Albanian)

Tags >

Xbox One
Lajmet e fundit>