Lojërat

Microsoft: “Xbox One është Kinect”

Aug 23 2013
0 Shpërndarje
Microsoft: “Xbox One është Kinect”

Sipas zëvendës kryetarit të korporatës, Phil Harrison, Microsoft nuk ka plane për të lëshuar ndonjëherë një Xbox One pa Kinect. Duke folur me CVG, Harrison tha që platforma e gjeneratës së ardhshme është dizajnuar që nga fillimi të përfshijë Kinect-in si njërën nga shtyllat e veta kryesore.

“Xbox One është Kinect,” tha Harrison. “Ata nuk janë sisteme të ndarë. Një Xbox One ka çipa, ai ka memorie, ka Blu-ray, ka Kinect, ka një kontrollues. Këto janë të gjitha pjesët e ekosistemit të platformës.”

Harrison tha që ai ka një Xbox One në shtëpi për momentin dhe e përshkroi që është në gjendje të thuhet “Xbox on” (në Xbox) dhe fillimi i sistemit dhe hapja e profilit të tij është një “përvojë shumë e magjishme”. Është ky lloj i funksionimit, e po ashtu edhe lojëra të shumta që ndihmojnë teknologjinë, drejt së cilës Harrison tha që i sheh konsumatorët duke shkuar.

“Ai u bën të mendoni rreth marrëdhënies suaj me teknologjinë në një mënyrë tjetër,” tha Harrison. “Është personale. Ai ju bën të mendoni, do të doja që të kisha më tepër pajisje që ta bënin këtë.”

Microsoft gjatë këtij muaji ka konfirmuar që edhe pse çdo sistem i Xbox One do të vijë me Kinect, sistemi do të funksionojë edhe nëse teknologjia për kontrollim me anë të lëvizjes dhe zërit nuk është futur në mbushës elektrik. Xbox One planifikohet të lëshohet në nëntor për 500 dollarë. Sony planifikon të lëshojë PlayStation 4 më 15 nëntor për 400 dollarë. PS4 nuk do të përfshijë një kamerë Eye të PlayStation, e cila do të shitet ndaras për 60 dollarë. (GameWorld Albanian­)

Tags >

Xbox One
Lajmet e fundit>