Lajme lojërash

Microsoft vendos çmimin për kufjet dhe kontrolluesit

Jul 29 2013
0 Shpërndarje
Microsoft vendos çmimin për kufjet dhe kontrolluesit

Tani dimë më tepër në lidhje me propozimin e Microsoft për çmimin e pajisjes Xbox One; ndërmarrja ka zbuluar që kontrolluesit do të kushtojnë 59.99 dollarë dhe kufjet zyrtare pa kabllo do të shiten për 24.99 dollarë.

Informacioni do të jetë i rëndësishëm për çdokënd që është i interesuar të luajë me shumë lojtarë lokalë ose të përdorë video bisedat në Xbox Live – kontrolluesit dhe lojërat e Xbox 360 nuk përshtaten me konsollën e re dhe Microsoft nuk do të përfshijë kufje në pako.

Vetë Xbox One kushton 499.99 dollarë, që është për 100 dollarë më lirë se PlayStation 4 i Sony, që vjen me kufje. Sidoqoftë, Microsoft është duke e paketuar një kamerë Kinect me çdo Xbox One dhe thotë që mund të përdoret si zëvendësim për kufje në lojëra online. Kamera periferike e PlayStation do të kushtojë 59.99 dollarë si një pajisje shtesë dhe kontrolluesit shtesë për PlayStation 4 do të kenë të njëjtin çmim. (GameWorld Albanian)

Tags >

Xbox One
Lajmet e fundit>