Lajme lojërash

Microsoft uron Sony-in për lëshimin e PS4

Nov 19 2013
0 Shpërndarje
Microsoft uron Sony-in për lëshimin e PS4

Microsoft ka uruar ndërmarrjen Sony për lëshimin e fundit të PlayStation 4, duke e ndarë kë urim me anëtarët e ndryshëm të skuadrës dhe ekzekutivët e Xbox-it, duke lavdëruar rivalët e vet në Twitter. “Urime për skuadrën e PS4 në lëshimin e PlayStation 4,” tha zëvendës presidenti i Microsoft Studios, Phil Spencer, duke thirrur me emra ekzekutivët e Sony-it si Jack Tretton, Shuehi Yoshida dhe Adam Boyes.

Ndërkohë, drejtori i planifikimit të produktit të Xbox-it Albert Penello tha: “Urime për të gjithë shokët e mi në @PlayStation dhe [Adam Boyes] dhe [Shuhei Yoshida] në lëshimin e PS4. Punë e shkëlqyer, duke pritur për Gjeneratën 8.”

Përveç kësaj saj, drejtori i programimit të Xbox Live, Larry “Majori Nelson” Hryb tha: “Urime për @Playstation për lëshimin e tyre në Amerikën e Veriut. cc [Shuhei Yoshida] dhe [Adam Boyes].” Lavdërimi ishte reciprok, ku Yoshida u përgjigj duke thënë, “Faleminderit Larry. Radha juaj javën tjetër!” ndërsa Boyes tha, “Faleminderit Larry. Paçi fat javën tjetër!” Xbox One planifikohet të lëshohet gjatë të premtes së javës së ardhshme, pra më 22 nëntor. (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>