Lojërat

Microsoft sjell Solitaire, Minesweeper dhe Mahjong për Windows 8 për PC dhe telefonë

Dec 31 2013
0 Shpërndarje
Microsoft sjell Solitaire, Minesweeper dhe Mahjong për Windows 8 për PC dhe telefonë

Si një dhuratë për fundvit, Microsoft më në fund është duke i sinkronizuar disa softuerë të popullarizuar nga sistemi i vet operativ Windows për desktop dhe tablet me versionin e fundit të Windows-it për telefonët.

Kjo iu referohet lojërave klasike të Windows-it si Microsoft Solitaire Collection, Minesweeper (që po ashtu ka një version për Windows Phone 7) dhe Mahjong, që tani janë në dispozicion në Windows Phone 8.

Edhe një gjë tjetër e mirë është që është përmirësuar ndjekja e statistikave, arritjeve në Xbox dhe ofrimi i mundësisë për ndalje dhe rikthim të lojërave përgjatë telefonëve, tabletëve dhe PC-ve me Windows. Të gjitha këto janë falas, kështu që mund t’i shkarkoni që tani dhe të relaksoheni gjatë ndonjë periudhe pushimi. (GameWorld Albanian)

Tags >

Microsoft
Lajmet e fundit>