Lojërat

Microsoft sjell edicionin Xbox One Titanfall në mars

Feb 26 2014
0 Shpërndarje
Microsoft sjell edicionin Xbox One Titanfall në mars

Microsoft-i po bën përpjekje të mëdha për të tërhequr fansat e lojës Titanfall, loja e famshme e momentit e tipit “first-person shooter”. Kompania lajmëroi të hënën që duke filluar nga 11 marsi do të shesë një pako të një edicioni special Xbox Titanfall me çmimin 499 dollarë. Sipas Larry Hryb nga Microsoft, pakot do të jenë në sasi të limituara.

Pakoja e konsollës të lojës do të përfshijë Xbox One dhe Kinect, bashkë me levat kontrolluese wireless dhe kufjet për çat. Gjithsesi, ndryshe nga shumë pako të tjera lojërash, që përfshijnë edhe një kopje fizike të lojës në disk, kjo pako specifike për Titanfall do të përfshijë vetëm kodin e shkarkimit të lojës në formë dixhitale. Pra, përdoruesit nuk do të munden të kenë diskun që ta përfshijnë në trofetë e tyre të lojërave. Gjithashtu në pako përfshihet edhe një muaj anëtarësim i veçantë në Xbox Live. Fakti që Titanfall po ofrohet për shkarkim e jo në disk është mënyra se si Microsoft-i po mban çmimin në të njëjtin nivel sa gjithë konsolla kur u lançua në nëntorin e kaluar.

Titanfall është pa dyshim loja më e shumëpritur që pritet të vijë në Xbox One dhe në PlayStation 4. Loja është e para e lançuar nga Respawn Enterntainment e themeluar nga themeluesit e Infinity Ward dhe po publikohet nga Electronic Arts ekskluzivisht për Microsoft. Në 11 mars do të lançohet për të dy platformat, edhe për Xbox One edhe për sistemet Windows dhe dy javë më vonë, më datë 25 mars, do të jetë e disponueshme edhe për Xbox 360.

Nuk ka qenë e pazakontë që në ditën e parë të lançimit të një loje të ketë pasur probleme nga më të ndryshmet, duke filluar nga ngecje në shkarkim e deri në probleme me nisjen e lojës apo me instalimin. Për të evituar këto komente, Respawn siguroi përdoruesit që skuadra e zhvilluesve të Titanfall po punon maksimalisht që të evitohen të tilla probleme ditën e lançimit. Inxhinieri kryesor i skuadrës, Jon Shiring, deklaroi së fundmi që loja do të jetë e aftë të përballojë pa probleme 2 milion përdorues në të njëjtën kohë në fazën beta online. (GameWorld Albanian)

Tags >

Xbox One
Lajmet e fundit>