Lajme lojërash

Microsoft: Shiten 750 mijë pajisje Xbox 360 gjatë javës “Black Friday”

Nov 29 2012
0 Shpërndarje
Microsoft: Shiten 750 mijë pajisje Xbox 360 gjatë javës “Black Friday”

Microsoft-i ka zbuluar shifra të mëdha kohët e fundit. Shifra që i përkasin shërbimit outlook.com apo licencave të Windows 8.

Tani Larry Hryb postoi në uebfaqen e vet se Microsoft-i ka shitur 750 mijë pajisje Xbox 360 gjatë javës që përfshin “Black Friday”( e premtja e zezë) në SHBA.

Në të njëjtën kohë ai thotë se numri i abonimeve Gold u rrit më 50%. Ai gjithashtu shtoi se vetëm të dielën kishte më shumë se 14 milionë njerëz online në Xbox LIVE duke grumbulluar më shumë se 72 milionë orë loje në vetëm një ditë.

Krahasuar me vitin 2011 është parë një rritje prej 43% në SHBA. Nintendo të hënën tha se kishte shitur 400 mijë njësi Wii U gjatë javës se parë.

Nëse shifrat e Microsoft-it janë të sakta, atëherë Xbox 360 është konsola më e shitur në SHBA, për muajin nëntor.

Deri tani Sony nuk ka thënë asnjë fjalë për sa I përket shitjeve të PS3 apo PS Vita. (GameWorld Albanian)

Tags >

xbox 360
Lajmet e fundit>