Lojërat

Microsoft regjistron 10 milion dërgesa të Xbox One

Nov 13 2014
0 Shpërndarje
Microsoft regjistron 10 milion dërgesa të Xbox One

Kompania Microsoft deklaroi se ka dërguar gjithsej 10 milion Xbox One në pika shitje në mbarë botën. Kjo shifër kaq e lartë vjen e publikuar 3 muaj pasi Sony pohoi se kishte shitur 10 milion konsola Play Station 4. Ka rëndësi të theksohet se ky numër i publikuar nga Microsoft konsiston në sasinë e Xbox One që është dërguar në pikat e shitjes dhe jo në sasinë që është shitur tek blerësi fundor që është konsumatori.

Xbox One akoma nuk ka arritur “ta mundë” Play Station 4 i cili ka arritur një rekord shitjesh prej 13.5 milion, por Microsoft thotë se kjo situatë nuk do të vazhdojë e tillë për shumë kohë. Mendohet se shkaku i rritjes së numrit të konsolave Xbox One është ulja me 50$ e çmimit. “Duke u krahasuar me javën e parë, mund të themi se shitjet e Xbox One janë trefishuar”, tha shefi i kompanisë Yusuf Mehdi.

Tani Microsoft po përpiqet të përdorë “Halo” për të rritur numrin e shitjeve, ndërkohë që oferta të tjera priten të vijnë në sezonin e festave. Microsoft ka ngelur akoma mbrapa Sony por të dyja konsolat si Xbox One dhe Play Station 4 kanë arritur një total shitjesh prej 10 milion që në vitin e parë të lancimit dhe ky fakt është tepër impresiv dhe për tu përgëzuar. (GameWorld Albanian)

Tags >

Xbox One
Lajmet e fundit>