Lojërat

Microsoft publikoi trailerin zyrtar të Gears of War 4

Sep 19 2016
0 Shpërndarje
Microsoft publikoi trailerin zyrtar të Gears of War 4

Ditën e sotme Microsoft lançoi trailerin zyrtar të video lojës Gears of War. Kur kanë ngelur 22 ditë nga debutimi, ky është një nga trailerat më të shpejtë publikuar ndonjëherë nga Microsoft.

Video zbulon një pjesë të historisë së lojës duke shfaqur karakteret e reja si JD Fenix, Kait dhe Del të cilët luftojnë përkrah heroit Marcus Fenix. Në trailer shfaqen edhe disa sekuenca të armiqve të rinj dhe mjeteve të tyre.

Në sfond luhet kënga Nothing Else Matters e Metallica. Gears of War 4 do të lançohet më 11 Tetor në Xbox One dhe kompjuter me kosto fillestare 100 dollar. Loja është pjesë e programit Xbox Play Anywhere që do të thotë se nëse e blini një kopje dixhitale për Xbox One do ta përfitoni falas versionin për kompjutera personal. (GameWorld Albanian)

Gears of War 4 Trailer

Lajmet e fundit>