Lajme lojërash

Microsoft publikoi demon e Forza Horizon 3, spikat Lamborghini Centario

Sep 13 2016
0 Shpërndarje
Microsoft publikoi demon e Forza Horizon 3, spikat Lamborghini Centario

Ashtu siç pritej Microsoft publikoi një demo në Xbox One të video lojës së garave me makina, Forca Horizon 3. Kjo demo zbulon detaje të makinave të reja ku ndërto spikat Lamborghini Centario.

BMM M4 Coupe, Ford Shelby GT350R dhe HSC GEN-F GTS Maloo janë disa prej modeleve të reja që do të shtojnë më tej adrealinën e lojtarëve. Demoja përmban edhe një sërë evenimentesh që do tju sjellin nëpër skajet e Australisë deri tek pyejet e denduara. Lojtarët mund të luajnë edhe online me miqtë e tyre.

Demon e Forza Horizon 3 mund ta shkarkoni menjëherë nga Xbox One ose në këtë lidhje. Sipas faqes së demos loja ka madhëinë e 18.34 GB e cila do të zihet në hardiskun e konsolës. Loja zyrtarisht do të debutojë më 27 Shtator në Xbox One dhe kompjutera personal. (Gameworld Albanian)

Lajmet e fundit>