Lajmet

Microsoft: Problemi është vetëm në një numër të vogël konsolash

Dec 3 2013
0 Shpërndarje
Microsoft: Problemi është vetëm në një numër të vogël konsolash

Shumë pak orë pasi konsolat Xbox One u hodhën në treg ditën e premte, disa konsumatorë u ankuan në Twitter se pajisjet e tyre nuk po funksiononin mirë.

Këto ankesa vinin nga përdoruesit që luanin disqe në konsolën e re, sipas postimeve të tyre në mediat sociale apo edhe siç u raportua në faqe si Kotaku.

Sipas disa videove demostruese të postuara, pajisja (drive) bënte një zhurmë të lartë kur futej disku. Microsoft e ka pranuar problemin por është shprehur se nuk është gjerësisht i përhapur:

“Ky problem ka prekur një numër të vogël konsumatorësh të Xbox One,” u shpreh zëdhënësi i Xbox-it, David Dennis. “Po punojmë drejtpërdrejt me personat e prekur nga ky defekt për t’ua zëvendësuar konsolat sa më shpejt të jetë e mundur përmes programit tonë të shkëmbimit.”

Problemet me harduerin dhe softuerin nuk janë të panjohura në pajisjet e reja. Për shembull, disa vite më parë, kur u lançua iPad-i i parë nga Apple, pati probleme me sinjalin Wi-Fi. Po ashtu, tabletët Google Nexus patën gjithashtu në një moment probleme me GPS-in. Secili prej tyre mori përditësim softuerik për të rregulluar problemin. PlayStation nga Sony, i cili u lançua një javë më parë, u shoqërua gjithashtu me ankesa mbi dëmtimet që mund të kishin ardhur si pasojë e pakujdesisë në dërgimin për shitje. (GameWorld Albanian)

Tags >

Xbox One
Lajmet e fundit>